Jeta Osh Qef
Home

Panik për Maradonën, qëndron 90 minuta në sallën e operiacionit
Nga: K.Demiraj | Publikuar më: 13.11.2017, 14:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
diegoLegjenda e Argjentinës, Digo Armando Maradona ka kaluar një moment të vështirë. Ai i është nënshtuar dje një ndërhyrjeje kirurgjikale në Dubai.

Operacioni është kryer në ligamentet e shpatullës së majtë, një problem që e shoqëron Maradonën prej shumë vitesh. Ndërhyrja nuk ishte e lehtë dhe ka zgjatur rreth 90 minuta.

Me anë të një postimi në profilin e tij në Instagram, Maradona ka qetësuar të gjithë fansat e tij:

“Dua t’ju informoj se ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në shpatullën e majtë. Duhej ta kisha bërë më parë. Operacioni zgjati një orë e gjysmë dhe falë Zotit, doli me sukses. Ju përqafoj”, – shkruante Maradona.