Jeta Osh Qef
Home

Grabiste vila luksoze në Itali, shqiptarin e "fundosin" fotot në telefonin e të dashurës
Nga: F.Tenolli | Publikuar më: 13.11.2017, 14:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Karabinierët italianë kanë bërë të mundur arrestimin e një shqiptari, ndaj të cilit i ishte dhënë ekspuls nga Italia.

Ai akuzohej për grabitjen e disa vilave luksoze sëbashku me dy bashkëpunëtorë të tij një 33-vjeçar shqiptar dhe një vajzë rumune 28 vjeç.

32-vjeçari, kapoja i bandës, gjendej në timonin e makinës së tij tip “Audi” A6 dhe sëbashku me bandën e tij do të kryenin disa vjedhje të tjera në zonë.

Sapo spikati policinë, ai rriti shpejtësinë e automjetit por nuk mundi të largohej pasi u bllokua nga policia.

Atij iu sekuestruan pajisjet me të cilat shqyente bravat e dyerve që grabisnin.

Në celularin e vajzës, e cila mendohet se ishte e dashura e tij, policia gjeti foto të apartamenteve dhe shtëpive luksoze në Piacenza të cilat ishin piketuar për t’u grabitur.