Jeta Osh Qef
Home

Pas "zhdukjes" nga mediat sociale, Linda Rei shfaqet misterioze me pamje komplet të re
Nga: A.Naçi | Publikuar më: 13.11.2017, 15:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Linda Rei ka disa kohë që është në qendër të vëmendjes, sidomos pas largimit nga spektakli "Dance with me". Por duket se ditët e fundit ajo kishte bërë një shkëputje edhe nga mediat sociale për t`u shfaqur më pas me një pamje krejtësisht të re. Mbase kjo ka qenë arsyeja që make-up arstistja shqiptare po fshihej nga media.

Megjithatë mbrëmjen e djeshme, u rikthye për t'i treguar ndjekësve look-un e ri në Instagram.

Me flokët e shkurtra dhe me një kapele, Linda duket shumë misterioze dhe thuajse nuk dallohet që është ajo.

Më vonë postoi edhe një foto ku shihej në rrugë e me këtë pamje vështirë ta kenë njohur kalimtarët.