Jeta Osh Qef
Home

Dasma që po tërbon Tiranën, dhëndri merr nusen me helikopter
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 13.11.2017, 15:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Dasmat shqiptare janë me të vërtetë të bukura, si nga mënyra se si ne i organizojmë festat e ceremoninë, këngët që vendosim të dëgjojmë, apo edhe ritualet tipike të çdo zone, të bëjnë që të duash gjithmonë e më shumë të jesh pjesëmarrës në të tilla evenimente.

Megjithatë, kohët e fundit jemi larguar shumë nga tradita dhe nëse dikur nusja merrej me kalë, dikush sot ka vendosur ta marrë me helikopter.

Gjithçka duket se bëhet për të rënë në sy dhe për të fituar vëmendje, pasi siç raportohet, nusja banonte në fshatin Koçaj në Baldushk, ndërsa dhëndri në Sauk.