Jeta Osh Qef
Home

Detaje të drogës në Shkodër/ Polici u nxori pistoletën kolegëve, ja çfarë u tha atyre
Nga: A.Naçi | Publikuar më: 13.11.2017, 16:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e sekuestrimit të 1.5 tonë drogë në Vilun të Shkodrës. Mësohet se polici i arrestuar  ka tentuar të mbrojë deri në fund aktivitetin e paligjshëm ku ishte përfshirë, duke tentuar të korruptojë komandantin e FNSH Shkodër para arrestimit. Një pjesë e kanabisit të kapur në këtë operacion ishte marrë në zonën e Lumit të Vlorës.

Enriko Zyle, punonjësi i policisë i prangosur në Vilun të Shkodrës për sasinë e drogës së sekuestruar rreth 1.5 tonë, jo vetem ishte i përfshirë në trafikun e drogës. Edhe në momentin e arrestimit, ai ka tentuar të korruptojë me para kolegët e tij, që do t’i vinin prangat.

Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda bëjnë të ditur se Zyle, Punonjës në Drejtorinë e Kufirit dhe të Migracionit Tiranë, i ka premtuar një shumë të hollash komandantit të FNSH-së, Shkodër që të tërhiqte forcat e policisë, pasi në të kundërt këtë histori do t’ia kthente në personale, shkruan ABC News.

Fillimisht punonjësi policisë, kishte tentuar të largohej nga vendi i ngjarjes me një automjet tip “Golf”, në afërsi të hotelit ku u gjet lënda narkotike, por u kap pasi humbi kontrollin dhe ra në kanal. Por, burime nga akuza pohojnë se paligjshmëria e 42-vjeçarit Zyle ka shkuar deri në nxjerrjen e armës.

Zyle u shoqërua forcërisht, duke mospranuar të prangoset dhe duke mos e dorëzuar armën e shërbimit. Enriko Zyle është vëllai i zv/komandantit të kufirit në Shkodër Ndrek Zyle.

Po ashtu, burimet thanë një pjesë e madhe e sasisë së drogës së sekuestruar ishte siguruar në Malësinë e Dukagjinit, ndërsa pjesa tjetër kishte ardhur nga zona e Bregut të Lumit në qarkun e Vlorës. Sipas hetimeve të deritanishme, lënda narkotike ishte mbledhur, magazinuar në zonën e Vilunit, duke u bërë gati për t’u transportuar në rrugë detare drejt brigjeve Italiane.

droga-696x391