Jeta Osh Qef
Home

Zbulohet kush është princesha që i ka rrëmbyer zemrën Brad Pitt
Nga: A.Naçi | Publikuar më: 13.11.2017, 17:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Ka kaluar një vit që nga ndarja e ciftit më të famshëm të showbizit botëror, Pitt - Jolie. E duket se tashmë nuk ka më kthim prapa. Përvec kohës që e ka treguar këtë gjë, një lidhje dashurie e re ka lindur.

Brad Pitt nuk ka më vend për mohim. Aktori i njohur së fundmi përflitet se ka nisur një romancë të re me princeshën e Monakos Charlotte Casiraghi, mbesa e princeshës dhe aktores Grace Kelly.

Burime pranë aktorit bëjnë me dije se dyshja ka rreth një muaj që është në një lidhje dhe janë njohur falë një miku të përbashkët. Gjithashtu Brad dhe Charlotte janë parë në një event në Los Angeles ku thuhet se nuk janë ndarë për ansjë moment nga njëri-tjetri.

Duket se tashmë nuk ka më vend për diskutim të një bashkimi të mundshëm mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt.