Jeta Osh Qef
Home

Tiranë/ Burri dhunohet nga gruaja dhe vjehrra, të dyja e zhdëpin në dru
Nga: D.Cani | Publikuar më: 13.11.2017, 18:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë, ku një burrë është dhunuar nga gruaja dhe vjehrra.

Nënë e bijë duket se kanë pasur një motiv të fortë që u ka prekur interesin të dyjave, pasi i janë futur në dru burrit të shtëpisë.

Ai ka bërë menjëherë denoncimin në komisariat.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 12.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetaset K.T dhe H.S, vjeç 45 e 66, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë bashkëshortja dhe vjehrra, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit G.T vjeç 48, banues në Tiranë. Neni l30/a i Kodit Penal.

4a-4-651x367