Jeta Osh Qef
Home

10 muaj me temperaturë 40 gradë, ky është 13-vjeçari nga Gjirokastra që po habit mjekët
Nga: F.Tenolli | Publikuar më: 13.11.2017, 21:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
R. Karavidha është 13-vjeçari, i cili vuan nga një sëmundje misterioze që mjekët vetë po habiten.

Djaloshi ka 10 muaj që vuan nga një temperaturë e lartë trupore që i shkon deri në 40 gradë.

Ndonëse analizat e kryera disa herë ndaj tij nuk kanë nxjerrë gjë, mjekët ngelen të pafuqishëm për ta zbuluar se çfarë ka.

Ai  është nxënës në klasën VIII në shkollën 9-vjecare “Avni Rustemi” në qytetin e Libohovës për muaj me radhë së bashku me prindërit, po endet dyerve të spitaleve jo vetëm në Gjirokastër, sipas Report Tv.

Rajmonda, nëna e 13-vjeçarit thotë se shpresa e vetme ngelet mjekimi në spitalet jashtë vendit, por gjendja ekonomike e familjes Karavidha, nuk mund të përballojë dot kostot, pasi bashkëshorti i saj është i pa papunë dhe i vetmi burim të ardhurash në këtë familje, ngelet paga e saj mujore prej 22 mijë lekësh e cila është pothuajse e papërfillshme.

Sa i takon vogëlushit ai tashme ndodhet i izoluar në banesë e cila përbëhet vetëm nga një dhomë në kushte mjerane, ndërsa prej kohësh ka humbur mundësinë e frekuentimit sistematik të procesit mësimor.

Prej çeljes së shkollës në mes të shtatorit të këtij viti, fëmija 13-vjeçar, ka shkuar vetëm tre ditë në shkollë, ndërsa pjesën tjetër e ka ngrysur me familjarët brenda katër mureve.

Ky është një rast tepër i rrallë ndaj edhe kontributi për këtë familje, nuk duhet të mungojë duke shpresuar që 13-vjeçari i cili ka pasion gazetarinë dhe sportin, të kalojë këtë situatë të vështirë dhe të rikthehet sërish përkrah miqve dhe shokëve të tij.