Jeta Osh Qef
Home

Rikthehet diktatura/ Shoferi shoqërohet në komisariat sepse filmoi policin
Nga: M.Gjini | Publikuar më: 13.11.2017, 22:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një episod mjaft i çuditshëm i ka ndodhur një qytetari. Ai ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij dhe është ndaluar në Levan nga disa policë.

Filimisht policët e kanë informuar se do t’i hiqej patenta sepse kishte xhiruar makinën në një kohë që kjo nuk kishte ndodhur sipas qytetarit. Më pas i kanë thënë se do t’i vinin gjobë për arsye se pasagjeri mbrapa nuk kishte vendosur rrip sigurimi. Por gjatë bisedës një polic vë re se qytetari po e filmonte.

Kaq ka mjaftuar që ai të shoqërohet drejt komisariatit të Fierit vetëm për shkak të videos. Por skandali qëndron pikërisht gjatë rrugës. Qytetari shprehet se polici i kërkon të fshijë videon në këmbim të mos heqjes së patentës. Qytetari bën sikur e fshin videon dhe në fund merr vetëm gjobë për mos respektim sinjalistike.

Në vijim denoncimi i plotë i qytetarit si dhe video e filmuar prej tij:

Persh JOQ, ky esht nje polic i cili me thosh do te iqet patenta se xhirove makinen pa ja xhiruar fare e me mbas me thosh te ve nje gjob per pasagjerin mbrapa se esht pa rip sigurimi. pastaj ka arit me ka mar me makin duke me shpur ne fier per ne komisarjati i policis pse i bera vidjo dhe ruges me thosh fshi vidjon mos te heq patenten. Bera sikur fshiva vidjon dhe me zebriti na makina me tha tani ik dhe me vuri nje gjob si perfundim mos respektim i sinjalistikave. Jam ndaluar ne levan sa mbaron autostrada kam diskutuar me polic i kam then po te heq nje vidjo pse do me heqesh patenten. ai ate moment ka mar inat sic shef ne vidjo qe me thot zbrit na makina se do te shpie ne komisarjat qe ku e gjen te drejten per vidjo. Me ka mar me makin dhe afer Fierit me ka then si do ia bejm? I kam then un jam per Tirane. Ok tha, po je per Tirane, fshi vidjon dhe po te le te ikesh. Un e kam fshir vidjon para ati dhe me ka shpur prap te makina dhe kam ik. Por vidjua u fshi por ajfoni e mban rezerv ne nje faqe tjeter. Dhe po te shofesh me vemendje nje i ndaluar e koruptoi policin me nje bidon vaj ulliri sic e shef e ne vidjo. Ne ate moment u ndalova dhe un per radar mora dhe ket gjoben se polici mori kafen se ju ka then shefi qe dua kaq lek.