Jeta Osh Qef
Home

“Një universitet publik ka punësuar gjithë farefisin”, gazetari denoncon në emision: Me t'ik mendja!
Nga: D.Cani | Publikuar më: 13.11.2017, 23:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Mbrëmjen e sotme gazetari Saimir Kodra ka deklaruar një fakt dramatik në lidhje me nepotizmin që është instaluar në një nga universitetet publike në vend.

I ftuar në Opinion, Saimir Kodra se tha gazetarët e emisionit po investigojnë në lidhje me punësimin e pazakontë që është krijuar në atë universitet, ku pas ca kohësh dhe do publikohet në emision si fenomen.

Kodra tha:

Djali, vajza, djali i tezes, kushëriri, kushëriria, goca e tezes, goca e hallës kanë kapur të gjithë universitetin dhe gjithë tentakulat, por ka mbetur vetëm rektori pa u kapur. Ka gjithë farefisin e vet të punësuar në universitet. Me të ik mendja me gjendjen që është krijuar. Mu në qendër të Tiranës”.