Jeta Osh Qef
Home

Në kërkim nga policia, kush është nënprefekti i Tiranës që s'po e kapin dot?
Nga: A.Naçi | Publikuar më: 14.11.2017, 15:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Pas kërkesës së prokurorisë, një vendim gjykate ka bërë që të shpallet në kërkim nënprefekti i qarkut Tiranë, Fatos Kaja. Sipas njoftimit të prokurorisë, Fatos Kaja, ish-zyrtar i komunës Kryevidh, Kavajë dyshohet si përgjegjës i drejtëpërdrejtë për falsifikimin dhe shpërdorimin e detyrës në ndarjen e tokave.

Prokuroria kishte vënë në hetim dokumentat e ZVRPP Kavajë, në bashkinë Rrogozhinë, si edhe praktikat administrative të ish-komunës Kryevidh, e cila mbulonte zonën e plazhit të Spillesë.

Në vijim të këtyre hetimeve, Prokuroria e Kavajës ka identifikuar zyrtarë dhe ish-zyrtarë, të cilët kanë falsifikuar dokumentat e tokave.

Në njoftimin e prokurorisë thuhet:

Aktualisht nuk janë zbatuar masat e sigurimit dhe janë shpallur në kërkim shtetasit: Seid Cikalleshi, Fatos Kaja dhe Enver Duqi".