Jeta Osh Qef
Home

Top Channel shkarkon Sokol Ballën, ja kush e zëvendëson
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 14.11.2017, 15:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Shkarkime të bujshme ka pasur gjatë kohëve të fundit në televizionin që deri pak kohë më parë ishte ëndrra e çdo gazetari, por që prej kohësh duket se i ka rënë shkëlqimi.

Këtë herë nga detyra është liruar drejtori i informacionit, Sokol Balla. Pas emërimit të Ballës të shumtë kanë qenë ata që kanë pasur pakënaqësi dhe konflikte me të, e rrjedhimisht edhe janë larguar nga pozicionet që mbanin në poste drejtuese prej vitesh.

Burime konfidenciale të JOQ.al bëjnë me dije se këtë herë, në vend të Ballës është propozuar Endri Xhafo, emri i së cilit pritet të konfirmohet zyrtarisht në një mbledhje të dytë të bordit drejtues.

Xhafo u largua pak kohë më parë nga ABC Neës, ndërsa ende nuk është bërë e ditur se cili mund të ketë qenë konflikti mes drejtuesve të TCH dhe Ballës.

Sa i takon emisionit "Top Story", ai do të vijojë në po të njëjtin ekran.