Jeta Osh Qef
Home

Këto janë arsyet pse TCH shkarkoi Sokol Ballën
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 14.11.2017, 16:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
sok

Pak më parë u morr vesh që Top Channel, ose më saktë, drejtuesit e televizionit kanë vendosur të shkarkojnë Sokol Ballën, e me sa duket, ky është ndryshimi i parë brenda strukturës së televizionit, pas krisjes së marrëdhënieve me Edi Ramën.

Megjithatë, largimi i Ballës nga posti i drejtorit të informacionit, nuk do të thotë largim nga televizioni, e aq më tepër nga emisioni që ai drejton.

Por sa e vërtetë është lëvizja e Sokol Ballë nga pozicioni i drejtorit të informacionit? Kjo është hera e dytë që Balla largohet nga drejtimi i lajmeve të Top Channel.

Edhe në vitin 2008, bordi drejtues i televizionit kombëtar,  mori vendimin që ta largonte Ballën nga drejtimi i lajmeve pas acarimit të tejskajshëm të situatës mes Top-it dhe qeverisë së atëhershme.

Me rikthimin në krye të menaxhimit të Top-it, të Vjollca Hoxhës vendimi i parë i saj ishte rikthimi në krye të drejtimit të lajmeve të Sokol Ballës deri ditën kur në Tiranë mbërriti eurokomisioneri Johanes Hahn.

Edi Rama bëri të pamenduarën.

Në një postim në Facebook ai sulmoi drejtpërdrejtë televizionin Top Channel për kronike më titull “Hahni dhe kazani? Edhe njëherë konflikti me Top-it dhe qeverisë kishte arritur kulmin dhe kësaj here jo administratat e mëparshme, por vetë presidentja Vjollca Hoxha u detyrua të ndërmarrë masa për të qetësuar situatën.

Prej gati një javë drejtuesit e Top Channel po zhvillojnë dy lloje negociatash, e para me Edi Ramën që të mos i heqë përfundimisht vizën, dhe e dyta atë për emrin e drejtorit të ri. Në  dijeninë e SYRI.net, nuk do të jetë më as Endri Xhafo dhe as Sokol Balla.