Jeta Osh Qef
Home

Si dukej Sonila Meço kur linte provimet për Botërorin 1998
Nga: L.Çela | Publikuar më: 14.11.2017, 18:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Sonila Meço nuk është vetëm një gazetare dhe moderatore e njohur, por edhe një dashamirëse e futbollit.

Ajo e ka pranuar shpesh se nuk është një tifoze e mirëfilltë (siç pretendojmë se duhet të shprehet çdo femër), por dashurinë për futbollin e ruan përbrenda si diçka po aq të shenjtë sa pasionet e tjera.

Sot, ish-spikerja e lajmeve në “Top Channel”, “TV Klan” dhe “Agon Channel” ka postuar një foto në Facebook, ku tregon se në Paris linte shkollën për të ndjekur Botërorin 1998.

Ja ç'shkruan ajo:

Botërori 1998, Paris. Me më të bukurën, Lirën time, kur ‘braktisnim’ provimet për arsye madhore😍😍. #throwback #bff”

Meço aktualisht nuk punon në asnjë televizion. Ajo shkruan herë pas here në gazetën “AFP”, por ende nuk ka vendosur të rikthehet në ekran.

sonila