Jeta Osh Qef
Home

Pas bumit të kritikave për ngrirjen e vezëve, Bleona vjen në Shqipëri dhe bën atë që s’ua pret mendja
Nga: F.Gjoni | Publikuar më: 14.11.2017, 19:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Vetëm pak ditë më parë Bleona Qereti shpërtheu rrjetin pas publikimit të procedurës së ngrirjes së vezëve të saj për të shmangur shtatzëninë për një periudhë të caktuar, deri në momentin që ajo do të gjej partnerin ideal.

Por publikimi i këtyre pamjeve intime dhe i kësaj zgjedhjeje personale, nuk u prit nga të gjithë mirë, pasi shumë komentues në rrjetet e saj sociale e gjykuan për këtë gjest, e më shumë për bërjen publike të videove.

Por Bleona ka reaguar me një tjetër postim duke iu kthyer të gjithëve atyre që e gjykuan duke thënë se nuk është turp të ngrish vezët por turp është të bësh fëmijë me një partner që nuk e do, vetëm sepse të “troket ora biologjike”.

E  teksa këto ditë ajo ka rrëmbyer të gjithë vëmendjen, duket se këngëtarja ka ardhur në Shqipëri dhe ka zhvilluar një intervistë për emisionin “Xing me Ermalin”, ku ka folur për karrierën dhe jetën e saj personale.

Edhe në këtë dalje ajo e ka befasuar sërish publikun pasi është shfaqur në emision me një fustan shumë të shkurtër, në formën e një këmishe nate, duke nxjerr në pah të pasmet... e jo vetëm.