Jeta Osh Qef
Home

“Le Iene” nuk ndalet: Do vijmë sërish në Shqipëri, ky është reportazhi i radhës
Nga: D.Cani | Publikuar më: 14.11.2017, 20:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Emisioni investigativ italian "Le Iene" që shfaqi reportazhin për fëmijët e Bulqizës që mbledhin krom, nuk do të ndalet me kaq.

Edhe pse u akuzuan nga kryeministri Rama se kanë nxjerrë pamje të vjetra, gazetarët thonë se do "zbarkojnë" sërish në Shqipëri.

 Taulant Kopliku, gazetar i "Le Iene" në një lidhje në Skype për InTv ka thënë:

"Le Iene" do të rikthehet në Shqipëri për të realizuar një reportazh tjetër, kësaj here për lidhjet e klaneve shqiptare të drogës me ato të Katanias në Itali. Kemi dokumenta! Bëhet fjalë për trafiqe të mëdha droge mes dy shteteve, Shqipëri-Itali.”

taulanti