Jeta Osh Qef
Home

Kush është aktori shqiptar me shqiponjën në krah që po tërbon vajzat amerikane?
Nga: A.Naçi | Publikuar më: 18.11.2017, 17:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Shkodrani Niko Pepaj ka mundur të hyjë në kinematografinë amerikane dhe të luajë role jo pak të rëndësishme. Përveç faktit që spikati si aktor, Niko është tejet i pamshëm dhe seksi.

Niko ka luajtur në disa filma amerikanë si: "How to Get Away With Murder", “Awkward”, “Bosch”, “Web Atlas”, "Daytime Divas" etj. Gjithashtu, 26-vjeçari ka qenë gjithashtu protagonist në klipin e Selena Gomez "A year without rain".

Ai ka lindur në Shkodër, por është rritur në Detroit, Michigan. Në moshën 14 vjeçare Niko u zhvendos në San Diego, Kaliforni ku në vitin 2009 u diplomua në "Canyon Crest Academy".

Pas shkollës Niko u shpërngul në Los Angeles ku filloi karrierën si model duke u bërë imazh i shumë reklamave.

Ajo që bie në sy teksa shikon fotot e Nikos janë tatuazhet e tij. Por njëri më i veçantë edhe për aktorin shqiptar është shqiponja. Shpeshherë në Instagramin e tij poston imazhe ku tregon se ndihet krenar që është shqiptar.

Niko ka luajtur rol kryesor në filmin "My Super Psycho Sweet 16", më pas mori famë me rolin në serialin "Bunheads", "How to Get Away With Murder" etj. Roli i tij i fundit ishte në serialin "Daytime Divas".