Jeta Osh Qef
Home

Djali i Ardit Gjebreas i bën dedikim e zemrës të dashurës, komenti i mamasë së tij befason "nusen"
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 18.11.2017, 21:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Jon Gjebrea nuk e fsheh fare marrëdhënien e tij me bukuroshen Merlin, e këtë e ka vërtetuar edhe sot teksa i ka uruar asaj ditëlindjen me një foto në Instagram, përballë së cilës shkruan: Gëzuar Dashuri!

Por, surpriza më e mirë duket se i ka ardhur nga mamaja e tij, Anila, bashkëshortja e moderatorit Ardit Gjebrea.

Anila i ka komentuar të birit në foto fjalët:

Gëzuar dashurisë tënde, shumë lumturi dhe bekime pafund. Ju dua e ju puth fort fort.”

Me ç’duket Merlin nuk ka fituar vetëm zemrën e Jonit, por edhe të prindërve të tij dhe ky koment i "vjehrrës" padyshim që do e ketë lumturuar në këtë ditë të veçantë për të.