Jeta Osh Qef
Home

Qeni përpiqet të ringjallë pronarin e tij që humbi ndjenjat, pamjet më prekëse që mund të keni parë
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 19.11.2017, 07:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Pamjet prekëse këtë herë vijnë nga Kina, ku një burrë kishte humbur vetëdijen teksa po shëtiste me qenin e tij dhe kishte rënë pa ndjenja në rrugë.

Qeni e përkëdhel pronarin e tij me kthetrat e para dhe ne kokën e tij përpiqet të lëvizë edhe kokën e njeriut, e cila është përplasur nga rënia e befasishme.

Kalimtarët ishin të befasuar me veprimin e qenit dhe nuk kanë hezituar ta regjistrojnë momentin për ta ndarë më pas atë në YouTube.

Burri kishte humbur ndjenjat gjatë ecjes sipas raportimeve të mediave kineze.

Përveç kësaj, dëshmitarët e vendngjarjes thirrën menjëherë ambulancën dhe shoqëruan qenin derisa pronari i tij u transportua në një spital aty pranë.

Videoja mori “dhenë” në rrjetet sociale, ku mijëra njerëz kanë vlerësuar reagimin prekës të qenit që u shqetësua pamasë për të zotin e tij.

Qytetari që ka shpërndarë videon në rrjetin social kinez Weibo tha:

Qeni është miku më i mirë i njeriut!”