Jeta Osh Qef
Home

Kejvina do të dalë si e zgjuar, Ermali e pret fare me atë që i thotë dhe thumbon keqazi Rashelin
Nga: F.Tenolli | Publikuar më: 19.11.2017, 10:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Që me zëvendësimin e Rashelit nga “Xing me Ermalin”, Kejvina zuri denjësisht vendin e saj me bujën e madhe që bëri në mediat rozë.

Por me sa duket, ai nuk e ka falur Rashelin për largimin e saj nga emisioni pasi vazhdon ta përmendë sa herë që i jepet rasti.

Në nisje të emisionit të djeshëm, gjatë shkëmbimit të disa batutave me Kejvinën, ai iu drejtua:

Mos bëj si e zgjuar, i fundit që ka bërë si i zgjuar nuk është më këtu.

Duke ia hedhur kështu kunjën drejtpërsëdrejti Rashelit. Ajo ka deklaruar disa kohë më parë se e detyronin të thoshte gjëra që nuk i pëlqenin.