Jeta Osh Qef
Home

Lumi Vjosa del nga shtrati, përmbyten disa fshatra
Nga: F.Tenolli | Publikuar më: 02.12.2017, 07:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Si pasojë e reshjeve të dendura gjatë natës, lumi Vjosa ka dalë nga shtrati.

Për pasojë, shumë banesa janë përshkuar nga uji dhe Pallati i Sportit në Vlorë u pajis me shtretër ku mund të qëndronin njerëzit që ishin prekur nga përmbytjet.

Shumë banesa janë përmbytur në orët e para të mëngjesit dhe më të prekur kanë qenë banorët e fshatrave Ferras, Mifol, Novoselë, Vitore, Bishan etj.

Është bërë i mundur evakuimi i rreth 20 banorëve nga rreth 450 efektivë të Forcave të Armatosura në fshatrat Ferras dhe Mifol, ku është bërë i mundur përforcimi i të gjithë argjinaturave të lumit Vjosa.

Ky operacion është zhvilluar gjatë orëve të mbrëmjes.