Jeta Osh Qef
Home

Biznesmeni i fuqishëm shqiptar "shtrëngon" Dua Lipën, i dedikon fjalë të mëdha pas suksesit
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 06.12.2017, 08:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, padyshim që po kalon kohë të arta në karrierën e saj muzikore dhe me këngën “New Rules” ajo ka kapur majat botërore, ku tashmë klipi ka gati 1 miliard shikues në YouTube.

Këtë sukses të Lipës nuk ka ngurruar ta urojë as ministri i Jashtëm i Kosovës, njëherësh biznesmeni i fuqishëm Behgjet Pacolli.

Në Spotify kënga e Dua-s është shpallur si kënga më e mirë e vitit 2017 dhe kjo nuk do diskutim që na bën krenarë të gjithëve.

Por, Pacolli në një foto me Dua Lipën ka shkruar:

Dua Lipa i mposhti të gjithë: “New Rules” kënga më e mirë e vitit 2017! Një tjetër sukses nga Diaspora jonë. Kosova është një burim i yjeve botëror.”

Epo, shembuj të tillë si Dua me të cilët mund të mburremi paçim sa më shumë.