Jeta Osh Qef
Home

"Ku dreqin të shkoj o burr i dheut?! Filmo ti filmo", djemtë i ndal policia në Milot por nuk dinë ç'bëjnë
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 06.12.2017, 10:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Të gjithëve mund t’u ketë rastisur që gjatë udhëtimit me makinë natën t’u ketë ndaluar policia për kontroll.

Herë me të dejtë dhe herë pa të drejtë do keni marrë ndonjë gjobë, sepse siç thotë populli: Shteti të zë ku të dojë dhe si të dojë.

Mbrëmjen e djeshme dy të rinj janë ndaluar nga Policia Rrugore në Milot të Lezhës dhe siç tregojnë ata, kanë marrë gjobë vetëm sepse kanë filmuar policin, por të shkruar për rripin e sigurimit.

Qytetari që shoqëronte shoferin ka shkruar për JOQ.al:

Përshëndetje JOQ! Na ndaloi policia e qarkullimit me kapuça e pa uniforma dhe na bënte presion që do na shoqëronte në komisariat nëse nuk e fshinim videon.

E bënë edhe testin e alkoolit vetëm për presion, por ju doli huq dhe si përfundim na vuri gjobë 10 mijë lekëshe gjoja për mos vënie në mënyrë të rregullt të rripit të sigurimit, ama në video dëgjohet se nuk ka asnjë argument për këtë.

Nuk i pëlqeu atij se ne në rregull e kishim dhe s’dimë mënyrë tjetër se si vendoset rripi i sigurimit.”

Kësaj i thonë bëni kujdes se nuk i dihet çfarë preferencash kanë këta policët e sotëm.