Jeta Osh Qef
Home

Shkon të marrë djalin në çerdhe, 40-vjeçari nga Berati përfundon në pranga
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 06.12.2017, 11:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
ura

Foto ilustruese

Edmond Mbrati është një 40-vjeçar nga Ura Vajgurore në Berat, i cili ditën e djeshme ka shkuar të marrë fëmijën e tij në çerdhe, por ka përfunduar në polici dhe i arrestuar.

Duke dashur të marrë fëmijën, ai është përballur me nënën e vogëlushit, e cila, siç raporton policia, ka urdhër mbrojtjeje ndaj zotërisë.

Zyrtarisht mësohet se dje u bë arrestimi në flagrancë i Edmond Mbrati, 40 vjeç, banues në Urën Vajgurore, Berat. Ai ka shkelur Urdhrin e mbrojtjes që Gjykata ka lëshuar ndaj ish bashkëshortes së tij shtetases F.A , 33 vjeçe, banuese në lagjen ”Kushtrim”, Berat, duke shkuar në çerdhen e djalit të tyre për ta marrë, por kjo e fundit nuk e ka lejuar.

Mbrati akuzohet për veprën penale “Veprim në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.