Jeta Osh Qef
Home

Po shkonin në një varrim, familja me 4 anëtarë bëhet copash dhe gjen vdekjen në aksidentin e rëndë
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 06.12.2017, 12:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një familje ka marrë fund në një aksident të tmerrshëm me një kamion.

Viktimat janë Doug dhe Lily Alexandër, të moshës 70-vjeçare, si dhe dy djemtë e tyre Doug Junior dhe Stephen, të dy rreth të 40-ave.

Familja jetonte në SHBA dhe po vinte në Irlandë, por nga rruga e aeroportit Shanon për në shtëpi kanë gjetur vdekjen që të katërt këtë të hënë, raporton “Irish Mirror”.

Ata po ktheheshin në Irlandë për një varrim të një të afërmi, por që fatkeqësisht kanë përfunduar vetë në “varreza”.

Shoferi i kamionit që i bëri gjëmën makinës familjare ka mbetur gjithashtu i dëmtuar, por jashtë rrezikut për jetën.

Megjithatë shkaku i aksidentit mbetet i paqartë, pasi autoritetet thonë që kushtet e rrugës ishin të mira në orën që ndodhi aksidenti.