Jeta Osh Qef
Home

Burri vrau biznesmenin, gruaja me tre fëmijë i kërkon divorcin live: Më mirë në rrugë
Nga: A.Naçi | Publikuar më: 06.12.2017, 14:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Për 11 vite me rradhë një 28-vjeçare rrëfen tmerrin që ka jetuar gjatë martesës së saj, në të cilën ka lindur tre djem. Burri i saj Olti Metuku, një i ri nga veriu i Shqipërisë, i cili aktualisht ndodhet në burg është sjellë keq me të.

Suzana Metuku i ka kërkuar divorcin live në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” burrit të saj. Ajo është nëna e tre djemve te vegjël. E shoqëruar në studio nga nëna e saj Lirie Haka, ka rrëfyer arsyet pse po shkon drejt ndarjes me burrin e saj.

Olti Metuku së bashku me dy vëllezërit e Suzanës Admir dhe Herton Haka ndodhen në burg, pasi janë akuzuar për vrasjen e biznesmenit 45-vjeçar Fatmir Pula, ngjarje e ndodhur më 19 janar të vitit të kaluar.

Edhe pse janë shpallur fajtorë, Liria beson se ka qenë dhëndri i saj që ka bërë pjesë të skenarit dhe dy djemtë e saj.

Ndonëse drejtësia s’e ka dhënë fjalën e fundit, nëna e dy djemve thotë se ata duhet të marrin dënimin që ju takon.

Por sot, ajo ka ardhur të kërkojë një ndihmë ligjore dhe psikologjike për vajzën Suzanën dhe tre nipërit e saj.

Babai i tyre ndodhet në burg, ndërsa Suzana jeton aktualisht në Kamëz tek vjehrri dhe vjehrra të cilët kanë mësuar se ajo do ta divorcojë djalin e tyre, dhe i kanë vënë kusht që të largohet nga shtëpia me fëmijët.

Ajo është e vetme dhe punon për të rritur tre djemtë.

Suzana shprehet se:

Divorci që do të bëj. Do ta lërë mes katër rrugë. Pa një strehë. Më mirë në rrugë se sa të jetosh me një kriminel”.

28-vjeçarja me lot në sy vazhdon fjalën e saj:

Dua që fëmijët e mi të rriten dhe të edukohen ndryshe nga babai i tyre”.

grua