Jeta Osh Qef
Home

Historia e pabesueshme e Amandës, kërkon të fejohet me një ambazhur
Nga: A.Naçi | Publikuar më: 06.12.2017, 15:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Të gjithëve na ka ndodhur që të dashurohemi me një objekt të caktuar sapo e kemi parë në vitrinën e një dyqani.

Dikush dashurohet me një veshje ndërsa të tjerë me sende shtëpiake apo bizhuteri. Por, për asnjëri prej nesh nuk do e kishte menduar që të fejohej me objektin që kemi blerë.

Por, duket se dashuria me sendet ekziston. Kjo pasi një grua britanike ka në plan që të fejohet me ambazhurin që ka blerë “online”, të cilin e puth dhe e përqafon gjatë gjithë kohës.

33-vjeçarja Amanda Liberty nuk e ka problem diferencën e moshës (ambazhuri është 57 vite më i vjetër se ajo) me atë që e quan “Lymier” dhe që e ka blerë për 500 dollarë në vitin 2016.

Amanda thotë:

Sapo e pashë Lymierin në eBay, e kuptova menjëherë që ishte i duhuri për mua. Ishte dashuri me shikim të parë. Nuk reshtja së menduari për të. Ishte shumë i bukur, ka një formë të mahnitshme dhe ndjej energjinë që buron prej tij”.

Më pas Amanda rrëfen:

I propozova në Shën Valentinin e shkuar dhe mezi pres fejesën tani. Nuk kam qenë kurrë më parë e fejuar dhe jam shumë e emocionuar”.

33-vjeçarja ka dhe 24 llambadarë të tjerë, me të cilët, sipas saj, është në një “marrëdhënie të hapur.

Ajo thotë:

Asnjëri nga ambazhurët e mi nuk është xhelozë. Ata e dinë që unë i dua të gjithë për personalitetin e ndryshëm që kanë. Për shembull, unë puth dhe përqafoj Lymierin, por fle me një llambadar tjetër çdo natë, pasi është më praktik për t’u lëvizur”.

Daily Mail ka publikuar imazhet se si ajo kujdeset për ambazhurët e saj. Amanda u dashurua për herë të parë me një ambazhur në moshën 14-vjeçare. Më pas statuja e lirisë ka qenë frymëzim pasioni për të derisa u shfaq "Lymierin", ambazhurin 57-vjeçar.