Jeta Osh Qef
Home

"Audi" përplas çiftin, gruaja rënkon e larë në gjak ndërsa burri shtrihet në asfalt
Nga: S.Shtjefni | Publikuar më: 06.12.2017, 15:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Durrësit ku burrë e grua janë përplasur nga një automjet.

Mësohet se të plagosurit ishin duke udhëtuar me motorin e tyre kur pasi kanë kaluar semaforin, janë përplasur nga një makinë e tipit "Audi".

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, për shkak të përplasjes së fortë burri ka përfunduar pa ndjenja në rrugë, ndërsa gruaja e larë në gjak ishte ende e vetëdijshme.

Të plagosurit u transportuan me ambulancë në spital ndërsa shoferi i makinës që shkaktoi aksidentin ndaloi 100 metra më lart dhe u ndalua nga policia.

Dëshmitarët thanë që gruaja sapo kishte dalë nga puna në Universitetin e Durrësit, ku punonte si sanitare.

Policia po heton për të gjetur shkakun e aksidentit.