Jeta Osh Qef
Home

U premtonte viza pune për në Greqi, Nazifi "zhvat" nga lekët korçarët
Nga: A.Naçi | Publikuar më: 06.12.2017, 16:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Policia e Korçës ka arrestuar një 56 vjeçar i cili ishte në kërkim prej 6 vitesh me akuzën e mashtrimit. Lulëzim Nazifi, banues në Korçë mashtronte njerëzit duke u premtuar viza pune për në Greqi në këmbim të parave.

Sipas njoftimit të policisë, ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendim nr 73/764 datë 13.01.2010, e ka dënuar këtë shtetas me 6 vite burg për veprën penale “Mashtrimi” parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.

Nazifi rezulton se i`u kishte premtuar disa shtetasve të tjerë, pajisjen me viza pune për në shtetin grek, në shkëmbim të një sasie lekësh, duke i mashtruar këta të fundit.

policia-e-shtetit-655x356-905x395_1512569341-5391099