Jeta Osh Qef
Home

Zhvatën 5 mln euro për viza në Kanada, këto janë nënë e bijë që mashtruan qindra shqiptarë
Nga: S.Shtjefni | Publikuar më: 06.12.2017, 16:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Nënë e bijë nga Tirana janë dënuar me 10 vite burg në total, pasi mashtruan më shumë se 200 persona se do t'i pajisnin me vizë kanadeze kundrejt shumëve që shkonin në disa mijëra euro.

Pronarja e Agjencisë LM, Lule Makashi dhe vajza e saj Adeila u deportuan një vit më parë nga Kanadaja ku kishin shkuar pas denoncimit të qytetarëve lidhur me mashtrimin që u ishte bërë.

Lule Makashi është dënuar përfundimisht me 6 vite burg, pasi përfitoi uljen e dënimit me një të tretën për shkak të gjykimit të shkurtuar.

E bija u dënua me katër vite burg teksa firma që zotëronte Lule Makashi u gjobit me 5 milion leke të reja.

Mësohet se kundër tyre ishin bërë mbi 26 kallëzime nga shtetas të ndryshëm që kishin paguar deri në 20 mijë dollarë për tu pajisur me një vizë punë apo studimi për në Kanada.

Personat e mashtruar kanë shpjeguar në polici se kanë aplikuar në vitin 2014,për punësim dhe studime pranë shoqërisë ANDE–LM me administrator Lule Makashin, ajo ju premtonte se shumë shpejt do të pajiseshin me vizë, dhe për këtë fakt të kryenin pagesat në bankë, për llogari të firmës ANDE-LM.

Personat që aplikonin, pasi dorëzonin dokumentet që kërkonte kjo shoqëri, ishin në pritje për të dalë viza, dhe për ta bërë me te besueshme këtë histori admnistratorja Lule Makashi ka organizuar në hotetele te ndryshme takime me persona që janë prezantuar si avokatë Kanadezë, duke shpjeguar dhe procedurat e marrjes së vizës së aplikantëve.

Mësohet se aplikuesit kanë dorëzuar dokumentet për pajisjen me vizë, kanë paguar në llogari të shoqërisë “Ande-LM” shuma te konsiderueshme në lekë dhe valutë. Pasi kanë shkuar në datë 25 prill 2016 pranë zyrave të kësaj shoqërie kanë mësuar se ne administrim Lule Makashi së bashku me vajzën e saj ishin larguar jashtë shtetit, dhe se ne administrim këtë shoqëri i’a kishin lënë një personi të tretë.