Jeta Osh Qef
Home

"Luftë" në Kretë, policia kap mes plumbash një anije plot me drogë
Nga: L.Çela | Publikuar më: 06.12.2017, 16:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
79fb8cd3-8c68-42ad-bf0e-e5547d4575d3---0-Ishulli i Kretës është tronditur sot pas sekuestrimit të 10 tonëve marijuanë, i cili është shoqëruar me shkëmbime të shumta zjarri mes policisë dhe trafikantëve.

Autoritetet kanë kapur drogën në një anije e cila mësohet se ishte nisur nga Siria

Mediat greke raportojnë se anija me flamur të Tanzanisë u pikas 50 milje larg bregut grek.

Megjithatë kombësia e gjashtë trafikanëve nuk është bërë ende e ditur.

Raportohet se policia greke ka shkëmbyer zjarr me gjashtë pjesëtaret e ekuipazhit, të cilët nuk pranonin të ndalonin.

Destinacioni i anijes së mbushur me marihuanë,  ishte Libia, por policia ka nisur hetimet për klanin e drogës që synonte të trafikonte marihuanë përmes ishujve grekë.