Jeta Osh Qef
Home

Skandali seksual në Hollywood, viktimat shpërblehen me titull nga "Time"
Nga: S.Shtjefni | Publikuar më: 06.12.2017, 17:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Revista prestigjoze "Time" ka përzgjedhur personazhin e vitit 2017, por ndryshe nga vitet e tjera këtë herë personazhe janë ato që janë quajtur "thyerëset e heshtjes".

Kjo pasi grupi i këtyre personazheve kanë denoncuar dhunën seksuale në Hollyëood, ku shumë emra të njohur u përfshinë në këtë lëvizje me hashtagun #edheune.

Denoncimi lindi fillimisht kundër producentit të famshëm Harvey Weinstein, për t’u zgjeruar më pas në një fushatë që përfshiu emra të tjerë të njohur, si aktori Kevin Spacey, komediani Luis C. K., e shumë të tjerë.

Revista shkruan:

Denoncueset nisën një revolucion të refuzimit, duke fituar fuqi çdo ditë e më shumë, e gjatë dy muajve të fundit, zemërimi i tyre kolektiv prodhoi rezultate tronditëse. Gati çdo ditë, drejtues ekzekutivë, manjatë apo yje të spektaklit janë shkarkuar nga puna të turpëruar. Në disa raste janë ngritur akuza kriminale."

Mes pretendentëve kryesorë për titullin këtë vit ishte presidenti Donald Trump, i cili pozicionohet i dyti. Kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpall njeriu i vitit në 2016-n, kur revista e përkufizoi si presidentin e Shteteve “të ndara” të Amerikës.