Jeta Osh Qef
Home

"Shpëtoni vendin nga hajdutët", miku dhe këshilltari i Ramës kërcënon të hidhet nga çatia
Nga: L.Çela | Publikuar më: 06.12.2017, 17:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Ndoshta jo të gjithë e mbajnë mend ish-Presidentin gjeorgjian si aleatin e ngushtë të Kryeministrit Edi Rama, por këto kohë ai është bërë kryefjala e mediave ndërkombëtare.

Mikheil Saakashvili njihet si mik dhe këshilltar i Ramës madje tre vitesh ishte përfolur se ai mund të punonte si këshilltar i kryeministrit shqiptar.

Por ndërkohë që Edi Rama ka pasur një vizitë të suksesshme në Bruksel, miku i tij nga ana tjetër, duket se ka kaluar momente shumë më vështira.

Ai ka kërcënuar mbarë botën me vetëvrasje, duke hipur në çatinë e shtëpisë së tij, në Kiev të Ukrainës, ndërkohë që policia po zhvillonte një kontroll në banesë.

Janë dashur policë të shumtë për të zbritur Saakashvili nga tarraca, ndërkohë që shumë mbështetës të ish-presidentit ishin duke protestuar në rrugë.

Policia ukrainase është  përpjekur ta arrestojë nën akuzat për ndihmë ndaj një organizate kriminale, duke e futur me forcë në fugonin e policë.

Por gjatë arrestimit, ai kërcënoi sërish me vetëvrasje dhe i bëri thirrje ukrainasve që të ngrihen dhe të shpëtojnë vendin nga "hajdutët".

Kaq ka mjaftuat që mbështetësit e ish presidentit gjeorgjian Mikheil të rrethoninfugonin policor, të konfrontoheshin oficerët dhe ta lironin.

Madje 49 vjeçari u kërkoi turmave të zjarrta të rrëzojnë Presidentin ukrainas, Petro Poroshenko,

Në vitin 2015, Saakashvili dorëzoi nënshtetësinë gjeorgjiane dhe pranoi të bëhej guvernator i Odesës në Ukrainë me ndihmën e presidentit Petro Poroshenko.

Por miqësia e tyre nuk zgjati shumë dhe ai u shkarkua, për të nisur më pas një sërë protestash anti-qeveritare në  mbarë Ukrainën.

Ai ka akuzuar Poroshenko se ka dështuar të ndalojë korrupsionin që ka kapluar shtetin ukrainas./Përshtati "JOQ.al"/