Jeta Osh Qef
Home

Aurela Hoxha nuk njihet në foton e fundit, i habit të gjithë me veprimin e saj
Nga: S.Shtjefni | Publikuar më: 06.12.2017, 18:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
E cilësuar si njëra nga femrat më seksi shqiptare, modelja Aurela Hoxha është akuzuar shpesh për ndërhyrje kirurgjikale në fytyrë dhe në trup.

Por ditën e sotme ajo i ka habitur të gjithë kur ka postuar një foto në të cilën gjen pak ngjashmëri me Aurelën që jemi mësuar të shohim nëpër ekrane.

Konkurentja e “Dance With Me” ka pozuar me një pëlhurë të kuqe, flokë të lagur dhe grim minimal.

Ai që ka tërhequr më shumë vëmendje ka qenë portreti i saj, që ndoshta për shkak të përpunimve që i janë bërë fotos, thuajse nuk njihet.

Nëpërmjet një emoji, ajo ka lënë të kuptohet se fotoja është shkëputur gjatë një xhirimi në Francë që ende nuk dihet për çfarë është realizuar.

Por pas komenteve të shumta që e akuzonin modelen se nuk ngjason me Aurelën e vërtetë, modelja i ka habitur të gjithë kur ka venosur të fshijë foton nga profili i saj.