Jeta Osh Qef
Home

"Të daltë në ballë, kokrra e b*ndrrës", foli për inçestin motër-vëlla, politikani "kryqëzon" poeten
Nga: L.Çela | Publikuar më: 06.12.2017, 18:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Rita Petro ka pushtuar mediat sociale ditën e sotme, pas debatit me gazetarin Denis Dyrnjaja, i cili kritikuar dhe ofenduar publikisht poeten.

Gjithçka erdhi pasi Petro publikoi një poezi që fliste për inçestin mes vëllait dhe motrës, duke shkaktuar kështu një "furtunë"  në publik. Denisit nuk i është "dridhur zëri" për ta quajtur publikisht këtë poezi si të neveritshme.

Por nota zemërimi ndaj autores së poezisë së famshme erotike, "Vrima",  kanë ardhur dhe nga personalitete të njohur në vend, jo vetëm në fushën e medias por dhe të politikës

Kryetari i Partisë Shqiptare 'Adheu', Kreshnik Osmani, ka ofenduar rëndë poeten, pasditen  e sotme, përmes një postimi në “Facebook”.

Ai e ka akuzuar shkrimtaren për terrorizëm seksual dhe i ka bërë thirrje shtetit shqiptar të marrë masa ligjore.

Në postmin e tij në "Facebook", Osmani shkruan se:

Ekspertja e vrimës Rita Petro, e dekoruar prej ministres Kumbaro per shije te larta seksuale, me rastin e vrimes, shkruan poezi dhe i fton njerezit per inçest mes vellait dhe motres dhe askush nuk reagon pervveç nje gazetari dhe ndonje ze tek tuk ne shkretetire. A ka njerez ne kete vend?! A ka burra?! A ka gra?! A kane femije keta?! A keni djem, vajza?! A ka mbetur ndonje pike nder ne kete vend?!  Nuk reagon askush, sepse kane frike se duken te dale mode dhe fanatike. U prishet puna sigurisht dhe u kercenohet karriera, ndaj bejne moral me fjale te pergjithshme. Te dalte vrima ne balle, moj kokrra e bundrrës, ty dhe atyre qe te perkrahin ty."

Epo pas këtij postimi, mund të themi me siguri se debati i poetes si më moderatorin ashtu edhe me Osmanin është vetëm fillimi.