Jeta Osh Qef
Home

Alketa “thyen fjalën”/ Publikon foton e së bijës për një arsye të veçantë
Nga: F.Gjoni | Publikuar më: 06.12.2017, 18:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Alketa Vejsiu ka zgjedhur që të qëndrojë shumë hermetike në prezantimin dhe deklaratat për familjen e saj, duke u shprehur se nuk dëshiron që të t’i bëjë ata personazhe publike.

Por ditën e sotme moderatoja duket se nuk ka mundur t’i përmbajë emocionet në një ditë të veçantë për të bijën Nikol, e cila sot feston ditën e emrit.

Alketa ka postuar në profilin e Instagramit një foto të së bijës, por sërish është kujdesur që të mos i publikojë fytyrën, duke i shkruar disa fjalë zemre:

Kaq shume e desha keshtu sic eshte... Zoti na ka shperblyer! Eshte e bukur Niki se ka zemren dhe mendjen te bukur! Edhe syte, edhe buzeqeshjen; eshte zemra jone❤ Happy Saint Nicolas Tartaruga Bella! Per te gjitha Nicol-at dhe Nicolas-et tuaj, sa me shume dashuri dhe dhurata. Engjejt te kendojne per femijet tuaj dhe Zotin ta kene mbi çatine e shtepise gjithmone".