Jeta Osh Qef
Home

Rikthehet tmerri për shqiptarët, shiu dhe bora do të "pushtojnë" sërish vendin
Nga: L.Çela | Publikuar më: 06.12.2017, 19:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Moti i keq që ka përfshirë rajonin javët e fundit, duket se do të vazhdojë të përbëjë një kërcënim për Shqipërinë.

Meterologët parashikojnë se reshje shiu dhe bore do të përfshijnë gjithë vendin këtë fundjavë.

Lajmi vjen vetëm disa ditë pasi Shqipëria u përfshi nga shira të rrëmbyeshëm që shkaktuan përmbytje masive në shumë qytete, duke paralizuar kështu mbarë vendin.

Por edhe pse lumenjtë nuk janë tërhequr plotësisht, i gjithë vendi pritet të përfshihet sërish nga reshje shiu dhe dëbore.

Sipas Meteoalb:

Vijon moti i kthjellët në gjithë Shqipërinë edhe ditën e enjte ndërsa të premten vranësira të shpeshta do të shfaqen në gjithë vendin. Në mbrëmje, vranësirat mbulojnë të gjithë vendin ndërsa reshje priten në zonat Veriore. Por e shtuna sjell fuqizim të mëtejshëm të vranësirave duke gjeneruar shira thuajse në gjithë vendin, më të dendura në Veri si dhe reshje dëbore pritet të bien në zonat malore".

Mësohet gjithashtu se do të kenë një rënie të  theksuar të temperaturave mëngjesin e së dielës, rënie që vijon edhe gjatë orëve të mesditës.