Jeta Osh Qef
Home

"Jerusalemi duhet të njihet si kryeqyteti i Izraelit", Trump "ndryshon" historinë
Nga: L.Çela | Publikuar më: 06.12.2017, 19:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
auto_Donald-Trump-Jerusalem-Embassy1512551200

Në një njoftim historik, Presidenti Donald Trump ka deklaruar se SHBA-ja do të bëhet vendi i parë që do ta njohë Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit.

Ai ka njoftuar se do të udhëzojë Departamentin e Shtetit për të filluar procesin shumëvjeçar të lëvizjes së ambasadës amerikane nga Tel Avivi në qytetin e shenjtë.

'Ka ardhur koha që të pranojmë se Jerusalemi është në të vërtetë kryeqyteti i Izraelit" deklaroi Shefi i Shtëpisë së Bardhë në një fjalim të transmetuar live në mbarë botën.

Trump e përshkroi vendimin si "një hap të rëndësishëm" për të çuar përpara procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

Presidenti tha se SHBA-ja do të mbështeste një zgjidhje që do të miratohej nga të dyja palët, si izraelitët ashtu edhe palestinezët.

Izraeli e ka cilësuar gjithmonë Jerusalemin si kryeqytetin e tij, ndërsa palestinezët pretendojnë Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e një shteti të ardhshëm palestinez.

Ndërkohë udhëheqësit arabë paralajmëruan kundër vendosjes së ambasadës amerikane në Izrael në Jeruzalem, duke thënë se kjo do të ishte "një provokim flagrant ndaj myslimanëve".