Jeta Osh Qef
Home

De Biazi ul pretendimet, nuk do e besoni cilin ekip pritet të drejtojë italiani
Nga: K.Demiraj | Publikuar më: 06.12.2017, 20:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
De-Biasi-Albania-560x391Pas largimit nga Kombëtarja shqiptare, trajneri Xhani De Biazi e riti shumë piacën duke pretenduar një ekip ose kombëtare të madhe.

Pas aventurës disa mujore në Spanjë, ai u shkarkua nga Alaves dhe tani është papunë.

De Biazi u ankua se nuk kishte asnjë kusht për të bërë një punë cilësore te kjo skuadër, ndërsa tani është gati për një sfidë të re.

Crotone e Serisë A është në kërkim të një trajneri të ri, meqë Davide Crotone sot dha zyrtarisht dorëheqjen.

Ai i cili po diskutohet si zgjidhës i problemeve të skuadrës italiane është pikërisht ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi.

Te Crotone De Biazi mund ta bëjë një punë më të mirë pasi e njeh më tepër ambientin italian, edhe pse skuadra ka të njëjtin synim me Alavesin, qëndrimin në elitë.

Atje trajneri do të gjente ish-lojtarin e tij në Kombëtaren shqiptare, Arlind Ajetin të cilin e shikonte si një lojtar të rëndësishëm dhe e aktivizonte gjithnjë si titullar.