Jeta Osh Qef
Home

Shkon të takojë dikë që kishte njohur online, 24 vjeçarja gjendet e vdekur
Nga: L.Çela | Publikuar më: 06.12.2017, 20:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një vajzë e re cila u zhduk muajin e kaluar pasi shkoi në një takim me dikë që e kishte njohur në rrjetet sociale, është gjetur e vdekur nga policia.

Sydney Loofe, 24 vjeç, nga Nebraska në SHBA, u pa për herë të fundit më 15 nëntor, pasi u takua me një vajzë tjetër.

Policia thotë se ajo u zhduk pasi kishte dalë në një takim me një 23 vjeçare tjetër.

E reja nuk u shfaq të nesërmen, më 16 nëntor, në dyqanin ku punonte.

Vajza me të cilën kishte lënë takimin Bailey Bosëell, dhe partnerja e saj, Aubrey Trail janë arrestuar nga policia.

Mendohet se e reja është vrarë nga çifti i lesbikeve, ndërkohë që shumë raporte bëjnë me dije se ato mund ta kenë mbajtur peng për disa ditë në shtëpinë e tyre.

Nga autopsia e trupit mendohet se ajo është torturuar seksualisht nga dy femrat.