Jeta Osh Qef
Home

Vëllezërit kosovarë dërgojnë kamionë me ndihma për familjet shqiptare
Nga: F.Tenolli | Publikuar më: 06.12.2017, 21:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
1

Rreth 15 kontingjente me ndihma ushqimore për njerëzit dhe kafshët janë nisur drejt vendit tonë nga Dogana e Republikës së Shqipërisë.

Zonat më të prekura nga përmbytjet janë Fieri dhe Vlora, zona të cilat kanë më së shumti nevojë për ndihmë.

Rreth 20 tonë ushqime për bagëti sot janë duke i bartur drejt zonës së Vlorës pasi ka mungesë të madhe të ushqimit për kafshë.

Malisheva është organizuar për t’iu dal në ndihmë zonave të përmbytura në Shqipëri ndërsa komuna e Gjilanit u nisën kamionë me ushqim të bagëtive.

Ndërsa bizneset dhe shoqatat afariste të Prizrenit grumbulluan 500 pako ushqimore.

Duke parë këtë gjendje, popullata dhe bizneset e Kosovës u solidarizuan dhe menduan që sadopak t'i ndihmojnë banorët e prekur nga vërshimet.

Në kushtet më të vështira, dy vendet tona zgjasin dorën e ndihmës për familjet e prekura.