Jeta Osh Qef
Home

Aksident masiv në Tiranë, përplasen 5 makina
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 06.12.2017, 22:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një aksident masiv ka ndodhur pak minuta më parë në kryeqytet. Pesë automjete janë përplasur mes tyre në zonën e Laprakës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dritan Hoxha”, në afërsi të rrethrrotullimit tek sheshi “Shqiponja”.

Nga pamjet mund të vërejmë se në vendngjarje ka shkuar ambulanca dhe policia, ndërsa bazuar në raportimet e qytetarëve, aksidenti nuk ka sjellë lëndimin e personave, por vetëm dëme materiale.

Ende nuk dihen shkaqet që shkaktuan këtë situatë.

Pamjet më poshtë...