Jeta Osh Qef
Home

Vdes mistershëm pornostraja 23-vjeçare
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 06.12.2017, 23:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një aktore e filmave me pullë të kuqe ka ndërruar jetë pasi është përballur me një furi komentesh negative në rrjetet sociale. Ajo është gjykuar pasi ka festuar e ka marrë pjesë në filma për të rritur, me dy meshkuj pornostare gay.

23-vjeçarja August Ames, e cila ka marrë pjesë në 270 role në filma për të rritur, ndërroi jetë ditën e sotme në Camarillo, Kaliforni.

E reja ka fituar dy çmime për Adult Video News (AVN).

Bashkëshorti i saj, Kevin Moore, tha:

Ajo është njeriu më i mirë që kam njohur dhe vdekja e saj do të thotë shumë për mua. Ju lutem e lini këtë që të jetë një problem për familjen time. Po kalojmë një kohë të vështirë”.

Shkaqet e vdekjes po hetohen, ndërsa Hollywood Life raporton se miq të ngushtë të pornostares tregojnë se ajo vuante nga depresioni për shkak të abuzimeve me komentet online nga fansat dhe kundërshtarët e saj.