Jeta Osh Qef
Home

"Tërbohet" drejtuesi i Juventusit: Do ta zhduk Interin nga faqja e dheut
Nga: K.Demiraj | Publikuar më: 07.12.2017, 10:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
nintchdbpict000299530700Kryendeshja e Serisë A mes Juventusit dhe Interit luhet të shtunën në 20:45. Rivaliteti i këtyre dy ekipeve është i egër këtë vit ndaj dhe kjo ndeshje pritet me mjaft interes.

Ndërkohë, drejtori i zonës së komunikacionit bardhezi ka ndezur para kohe atmosferën pasi ka shfryrë vrer ndaj klubit zikaltër.

"Unë shpresoj që ta asfaltojmë Interin, ta zhdukim nga ky planet! Ata duhet të vazhdojnë të qëndrojnë në kanalet e ujërave të zeza ku kanë jetuar në këto vite të fundit, në pusetat e fshehura në errësirë, - ishin fjalët e ashpra të Pelos.

Nuk dihet si do reagojnë drejtuesit apo tifozët e Interit për këto fjalë. Mbase ata e kanë lënë t'i përgjigjen në fushë të shtunën.