Jeta Osh Qef
Home

Këngëtari nga Tropoja mbulohet në dollarë në New York, feston 35-vjetorin e karrierës
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 07.12.2017, 11:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Në fillim të këtij dhjetori këngëtari i muzikës popullore, Gëzim Nika, ka festuar 35 vjetorin e daljes në skenë dhe me këtë rast ka mbajtur një koncert në New York.

Por, ajo që bie në sy është një video e shkëputur nga ky koncert, ku dyshemeja është shtruar në dollarë nga të pranishmit si vlerësim për Gëzim Nikën. Ky i fundit shikohet që mezi ua gjen fundin parave duke i mbledhur me grushte për t’i futur në një çantë të zezë.

Një nga djemtë që e ndihmon të mbledhë dollarët dëgjohet teksa thotë:

Kështu mblidhen lekët në Amerikë, nuk kanë faj njerëzit që thonë të ikim në Amerikë.”

Gëzim Nika është shumë i dashur për publikun, pasi zëri i tij i ka rezistuar komercializimit të muzikës ndër vite.

Gjithashtu, këngëtari me origjinë nga Tropoja mban edhe titullin “Mjeshtër i Madh” që i është dhënë nga Presidenti i Republikës, një ndër shumë titujt që numëron në karrierën e tij.