Jeta Osh Qef
Home

Shkrumbohen banesat në Bajram Curri, përpihet nga flakët pallati tre-katësh
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 07.12.2017, 11:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Dy banesa dhe një pallat tre katësh është përfshirë nga flakët e zjarrit në një lagje në Bajram Curri, Tropojë.

Kati i tretë i pallatit është shkrumbuar plotësisht nga flakët, ndërkohë që dy banesat e tjera po ashtu kanë pësuar dëme të shumta nga zjarri, gati në shkatërrim.

Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe janë duke luftuar me flakët për mëse një ore. Mësohet se asnjë person nuk është lënduar dhe ka vetëm dëme materiale.