Jeta Osh Qef
Home

Biznesmeni amerikan shkund doganat shqiptare: Kam prova tronditëse për kompanitë e skanimit
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 07.12.2017, 12:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Se çfarë bëhet me doganat në Shqipëri mbase nuk e di askush me saktësi, ama është pak por e sigurtë që aty “luhet” leku dhe këtë e thonë të gjithë nën zë.

Por, ai që nga ngritur zërin për një skandal është biznesmeni amerikan Carson Block.

Përplasja e biznesmenit të famshëm që përmendëm më sipër, me kompaninë amerikane që prodhon pajisje skanimi “OSI Systems”, ka nxjerrë në sipërfaqe një skandal të ndodhur para disa vitesh në Shqipëri.

Fjala është për kontratën koncesionare për skanimin e mallrave në dogana me kompaninë Rapiscan që është nënshkruar me 10 Prill 2013 asokohe nga qeveria Berisha dhe që u kundërshtua nga opozita për favorizim të padrejtë.

Kompania Rapiskan ka si kompani mëmë “OSI Systems” me bazë në Kaliforni të SHBA-së.

Megjithatë, partneri i “OSI Systems” për shitjet që është biznesmeni Carson Block i “Muddy Waters”, ka denoncuar në TV “Bloomerang”, duke thënë se ka fakte tronditëse dhe të pakundërshtueshme që kompania “OSI  S.”, gjatë kohës që operonte në Shqipëri ka paguar ryshfet me shuma marramendëse për të skualifikuar nga gara konkurrentët e tjerë.

Carson Block u shpreh:

Kam prova të pamohueshme që kur kompania arriti një marrëveshje të madhe disa vite më parë në Shqipëri, me vlerë rreth 150-250 milion dollarë, ata paguan ryshfet për të skualifikuar nga gara gati gjysmën e koncesionarëve. “OSI Systems” është e kalbur.”

Deklarata e biznesmenit amerikan pati ndjeshmëri të madhe dhe kompania e akuzuar prej tij pati rënie me 10% në bursë.

Kur Rama erdhi në pushtet tentoi anulimin e koncesionit me “Rapiscan” për skanimin nëpër dogana, por çështja shkoi në arbitrazh ndërkombëtar dhe Rama përfundimisht u tërhoq nga ky hap.