Jeta Osh Qef
Home

"Martohu dhe le të vdes", Albert Dumani shpërthen në lot live në emision
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 07.12.2017, 12:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Albert Dumani është një figurë që u rrit në ekran dhe më tej vijoi të punojë në pjesën e padukshme të televizionit, duke sjellë në vendin tonë produksione mjaft të arrira.

Ai flet shumë rrallë dhe shumë pak për jetën e tij, për pjesën sentimentale, por edhe për familjen dhe njerëzit e afërm.

Ndoshta shumë prej jush nuk e dinë, por Berti është një i ri, i cili ka kaluar mjaft disfata në jetë dhe ka një histori sa prekëse, edhe reale të jetës së tij, të cilën e ka rrëfyer tek "Rudina", ku edhe nuk i ka kursyer lotët.

Rudina e ka pyetur për jetën private dhe në momentin që i është shfaqur një foto kur ka qenë fëmijë, në të cilën mamaja e mban në krahë nuk i ka mbajtur dot lotët.

Ai thotë:

Në këtë foto jam me mamin, prapa është edhe babi, por ai nuk dilte në foto sepse ishte i sëmurë atë kohë. Unë isha 5 vjeç e gjysmë kur ai u largua nga jeta. Kam vuajtur pas ikjes së babit.

Mami nuk u martua kurrë me babin sepse mami ishte katolike, babi mysliman, nuk bënë as dasmë. E kam peng që nuk i kam parë një foto si nuse. Familjet nuk flisnin me njëra-tjetrën sepse babai e rrëmbeu mamanë dhe ishte ardhja ime në jetë që bashkoi të dy familjet".

Ndërsa në ekran del një foto e babait, Dumani shprehet se shpesh i kanë thënë se i ngjan shumë, e më tej tregon se një peng që ka mamaja e tij është fakti që se ka parë asnjëherë nuse sepse nuk u martua me të atin.

Dumani rrëfen:

Ndodhi fatkeqësia që babi u sëmur. Kemi ardhur në Tiranë në spital dhe mbaj mend që flija me mamin aty. Ai vuante, kishte kancer në pankreas. Pas ikjes së babit kemi vuajtur në Peshkopi sepse mami ishte një grua 25 vjeç me një djalë të vogël, gjyshi i thoshte të vazhdonte jetën, por ajo nuk u martua kurrë.

U bë edhe babë edhe nënë për mua. Ajo është heroina ime. Unë dua që ajo të mos qajë më kurrë”.

Më pas në ekran u shfaq mamaja me një videomesazh mjaft prekës ku i kërkonte të krijojë familje.

Ndër të tjera, e ëma thotë:

Të gjejë një vajzë të mirë, të martohet dhe pastaj unë të vdes".