Jeta Osh Qef
Home

Rama i shtrin sërish dorën Bashës: Hajde të flasim shqip për Shqipërinë
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 07.12.2017, 13:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
rama

Edhe sot Edi Rama i ka përsëritur ftesën e një nate më parë Lulzim Bashës, për të bashkëpunuar në zgjedhjen e kryeprokurorit të ri.

Rama shkroi pak më parë në Facebook:

LB mos prit të ta lexojnë të huajt Kushtetutën e vendit po eja të flasim shqip për Shqipërinë, siç e kemi për detyrë nga ata që na zgjodhën".

Kjo është ftesa e dytë e hapur që Edi Rama i bën kryetarit të opozitës për bashkëpunim dhe për t'i hapur Shqipërisë rrugën drejt çeljes së negociatave për anëtarësimin në BE, duke nisur që nga zgjedhja e Kryeprokurorit.

Lulzim Basha vijon të heshtë ndaj këtyre ftesave, por sërish të dyshimta ngelen vendimet e Ramës, i cili nuk njihet për një kryetar shteti që ulet lehtësisht dhe publikisht ndaj kundërshtarit.

Le të presim se çdo të ndodhë në vijim dhe le të shikojmë se "ku fle lepuri".