Jeta Osh Qef
Home

Skënderbeu mbyll sot në Zvicër aventurën europiane, tifozët korçarë bëjnë çmenduri
Nga: K.Demiraj | Publikuar më: 07.12.2017, 14:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Skënderbeu luan sot ndeshjen e fundit në grupet e Europa League ku udhëton drejt Zvicrës për t'u ndeshur me ekipin e Jang Bojs.

Pavarësisht se janë zyrtarisht të eleminuar, tifozët nuk do ta braktin ekipin në këtë transfertë.

Pritet që rreth 100 tifozë shqiptarë të mbështesin skuadrën bardhekuqe, mes tyre edhe një grup korçarësh që janë nisur dje nga qyteti juglindor, shkruan "Panorama Sport".

Në këtë ndeshje të fundit për fazën e grupeve të Ligës së Europës nuk mungojnë as ata më aventurierët, të cilët, sërish me makinat personale, bëjnë mijëra kilometra rrugë për orë të tëra që të japin mbështetjen e tyre edhe në Zvicër.

Përveç tifozëve nga Korça nuk përjashtohet që në këtë takim të jenë prezent edhe shqiptarë të shumtë që janë me banim në Zvicër.

Edhe këta do të ofrojnë mbështetjen e tyre për ekipin bardhekuq që tashmë në arenën europiane nuk përfaqëson vetëm Korçën, por gjithë Shqipërinë. Me mbështetjen e tifozëve në këtë takim, Skënderbeu do ta ketë akoma edhe më të lehtë mbylljen me nder të aventurës europiane.